E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekuadori i jep azil politik Asanzhit

Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Rikardo Patino, akuzoi Britajninë e Madhe se kishte kërcënuar se do të hynte me forcë në ambasadën e saj për të arrestuar Asanzhin.

Ai shtoi më tej, duke thënë se kështu shkelen hapur të drejtat e njeriut.

Krijuesi i Wikileaks-it u strehua në ambasadën ekuadoriane në qershor për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku ai akuzohet për përdhunim, akuzë të cilën ai e mohon.

Pas marrjes së statusit “azilantit politik” nga Ekuadori, australiani e quajti këtë një fitore të rëndësishme, dhe falënderoi të gjithë stafin e ambasadës ekuadoriane në Londër.

Megjithatë, Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe deklaroi se ky vendim nuk do të ndikojë në detyrimin ligjor që ka Britania për ta ekstraduar atë në Suedi. Ajo paralajmëroi se për australianin gjërat do të bëhen më të vështira tani.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Ekuadorit tha: “Ne kemi besim se miqësia jonë me Mbretërinë e Bashkuar do të mbetet e paprekur”.

Një përfaqësues i Zyrës së Jashtme Britanike deklaroi: “Sipas ligjit tonë, Z. Asanzh i ka shteruar të gjitha opsionet e apelit, ndaj autoritet britanike janë nën një obligim të detyrueshëm për ta ekstraduar atë në Suedi”.

Ne do ta kryejmë këtë obligim. Vendimi i qeverisë ekuadoriane këtë pasdite nuk do ta ndryshojë këtë", shtoi ai.

Sipas detyrimeve ligjore, autoritetet britanike kanë të drejtë ta arrestojnë australianin menjëherë pasi ai të dalë nga ambasada.

/Start/Elio Gorica/

                                                                                             2012-08-16 16:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›