E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, 2 vjet burg ish-ministrit Lutsenko

Gazeta Shqip

Juri Lutsenko, ish-ministri i Brendshëm i Ukrainës

Një gjykatë në Kiev dënoi me dy vite heqje lirie ish-ministrin e Brendshëm të Ukrainës, Juri Lutsenko.

Ai u shpall fajtor për urdhërimin dhe mbikëqyrjen e paligjshme të të dyshuarve gjatë hetimeve lidhur me helmimin e ish-presidentit, Viktor Jushçenko, në vitin 2004.

Në muajin shkurt, Lutsenko u shpall fajtor në një rast tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe u dënua me katër vite burg.

Ndërkohë, Lutsenko nuk i ka pranuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm në të dyja rastet, duke thënë se gjykimet ndaj tij janë politikisht të motivuara.
17 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Ukrainë, 2 vjet burg ish-ministrit Lutsenko burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›