E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, zjarri shkakton diegien e pyjeve dhe të mbjellat

Vala e madhe e të nxehtit në Rusi ka shkaktuar përveç djegieve masive të pyjeve dhe djegien e të mbjellave, si gruri, ku Rusia është vendi i tretë eksportues në botë i grurit. Në këtë mënyrë autoritetet kanë shpallur një ndalim të eksportit të drithërave, për shkak se çmimi i grurit në vend është rritur pothujase me 30%, duke bërë që dhe banka kombëtare të ngrihet kundër kësaj vale kufizimesh në eksporte.
Vala e të nxehtit i ka shkatërruar të mbjellat në një sipërfaqe prej 10 milion hektarë.
Në një konferencë shtypi, kryetari i bashkimit bujqësor në Rusi, paralajmëroi se një pjesë e prodhimit të grurit në disa zona të Kaukazit, do të përdoret vetëm për kafshët, sepse nuk mund të jetë i përdorshëm për njerëzit, duke e rënduar në këtë mënyrë situatën në vend.
Sipas specialistëve në vend, kjo situatë do të vazhdojë dhe të paktën 10 ditë, dhe sipas tyre në qoftë se pas kësaj nuk do të ketë shira atëherë situata mund të përkeqsohet në mënyrë alarmante.
Në fjalën e tij, kreu i bashkimit bujqësor u shpreh se gjëja më e rëndësishme është që të plotësojmë kërkesën e brendshme për drithëra dhe ka ende shumë pyetje në këtë drejtim, sepse humbjet janë të mëdha dhe ato janë të dukshme. Pra, është e vështirë për të bërë parashikime deri sa ne të përcaktuar humbjet e të lashtave të këtij viti, vazhdoi specialisti i drithit në vend.
Thatësira e ditëve të fundit, mund të cojë në zvogëlim të prodhimit të grurit në vit me 40 %.
Sipas ekonomistëve, vala e madhe e të nxehtit mund të ndikojë negativisht dhe në ekonominë e Rusisë, vecanërisht në këto muaj, pas rimëkëmbjes ekonomike nga kriza e fuqishme finaciare globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›