E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia Gazsjellesi degezim ne Shqiperi

Marredheniet e Tiranes zyrtare me Mosken duket se kane hyre ne nje faze te re ku palet po kerkojne te shkembejne favore diplomatike dhe ekonomike.

Kjo u pa qarte dje nga takimi qe zhvilloi Kryeministri Berisha ne zyren e tij me zevendesministrin e Jashtem te Federates Ruse Vladimir Titov.

Sipas njoftimit te zyres se shtypit te Kryeministrit Berisha takimi i dy perfaqesuesve u be me qellimin e intensifikimit te bashkepunimit mes Rusise dhe Shqiperise.

Ne kete kuader zevendesministri Titov i beri me dije Kryeministrit Berisha se ne kuader te bashkepunimit dypalesh Shqiperi-Rusi Federata Ruse do te shqyrtoje edhe mundesine e degezimit te linjes se gazsjellesit South Stream ne menyre qe edhe Shqiperia te kete mundesi te perfitoje nga avantazhet qe sjell ky burim energjie.

Por drejtuesi i larte i diplomacise ruse theksoi gjithashtu se Rusia do te ndikonte ne forcimin e rolit te Shqiperise ne arenen nderkombetare duke qene se Titov premtoi mbeshtetje per sa i perket aspirates se vendit tone per drejtimin e OSBE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›