E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Marnhac i shkëput kontratën Stephane Laurent

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac ka vendosur që t`ia ndërpresë kontratën ish-pjesëtarit të sigurimit të tij të afërt, Stephane Laurent, pasi ka shkelur kodin e sjelljes.
 

Për Laurent në muajin prill, ishte raportuar se ka fyer rëndë kolegët e tij shqiptarë në baza etnike.Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it ka konfirmuar shkëputjen e kontratës së Laurent. Ai ka njoftuar se ndaj vendimit të shefit të Misionit, Laurent kishte paraqitur një ankesë, e cila është hedhur poshtë nga paneli shqyrtues.
 

Paneli sipas Krasniqit ka konstatuar se vendimi është i drejtë dhe se ankesa e Laurent është e pabazuar. Personat e tjerë të mbrojtjes së afërt të shefit të EULEX-it që janë larguar nga kjo njësi, sipas Krasniqit, do të vazhdojnë punën si shoferë në misionin EULEX.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›