E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Pro Serbisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka përsëritur përkrahjen që Moska i jep Serbisë mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një takim në Moskë me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç, zoti Lavrov ritheksoi se Rusia e ndiente nevojën e bisedimeve direkte midis Beogradit dhe Prishtinës të përkrahur nga OKB.

Ai gjithashtu shtoi se çdo zgjidhje e pranueshme për Serbinë do të merrte përkrahjen e Rusisë.

"Ne i kemi konfirmuar miqve tanë në Beograd përsëri se Rusia do të përkrahë çdo zgjidhje dhe rezultat që është i pranueshëm për Beogradin. Kjo është pozita jonë në parim dhe kjo mbetet në fuqi," tha zoti Lavrov. (BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›