E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia, SHBA-së: Ju kishim paralajmëruar për USAID-in

Rusia i ka terhequr vemendjen Uashingtonit të mos befasohet nga dëbimi i Agjencisë për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara (USAID).

Aleksander Lukasheviç, Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, ka thënë se Moskës i vjen keq që vendimi ka shkaktuar skandal, porse "Shtetet e Bashkuara kanë qenë të informuara me kohë për të".

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar USAID-in për ndërhyrje në politikën e brendshme të Moskës. Uashingtoni i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se vendimi i shtetit rus është për keqardhje. USAID-i është urdhëruar të ndërpresë operacionet në Moskë më 1 tetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›