Rusia: Sanksionet kundër Iranit synojnë ndryshimin e regjimit
MOSKË - Sanksionet e reja kundër Iranit kanë për qëllim ndryshimin e regjimit në këtë vend, njoftoi sot zëvendësministri i jashtëm rus, Genadi Gatilov për agjencinë ruse të lajmeve, Interfax.
"Sanksionet e reja kundër Iranit si dhe një operacion ushtarak i mundshëm kundër vendit, padyshim do të perceptoheshin nga komuniteti ndërkombëtar si ndryshim i regjimit në Teheran", deklaroi zëvendësministri Gatilov.
Bashkimi Evropian pritet të vendosë më 23 janar një seri të re sanksionesh kundër Iranit për programin bërthamor, jo vetëm për sektorin e naftës, por edhe për Bankën Qëndrore të vendit.
(er.nu/BalkanWeb)