Jahjaga: Kosova ka nevojë për hapje të kufijve
PRISHTINE - Presidentja e Kosoves, Atifete Jahajaga ka shprehur shqetësim për aksionin e paralajmëruar nga lëvizja Vetevendosje.
Në një deklaratë per mediat mbi protesten që nis nesër për bllokimin e pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, presidentja Jahjaga thotë se organizimi i protestave paqësore nga një subjekt politik parlamentar, në këtë rast nga Lëvizja 'Vetëvendosje', mbart me vete edhe përgjegjshmërinë për mbarëvajtjen e protestës.
“Ashtu si edhe në çdo rast tjetër, shpreh qëndrimin tim të fuqishëm si Presidente e vendit, kundër veprimeve që pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Vendi ynë ka nevojë për hapje të kufijve, për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe bilaterale me të gjitha shtetet dhe për anëtarësim të plotë në të gjitha strukturat, organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë.”- shprehet presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga.
(er.nu/BalkanWeb)