E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia Sanksionet ndaj Iranit te papranueshme


Rusia i cilësoi si të papranueshme sanksionet e reja të vendosura ndaj Iranit, duke argumentuar se diçka e tillë mund të rrënojë të gjitha shpresat për bisedime.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ripërsëriti gjatë të martës qëndrimin e vendosur të Kremlinit, kundër vendosjes së masave të reja shtrënguese ndaj Teheranit.

”Rusia i sheh propozimet për sanksione të reja ndaj Iranit si në kundërshtim me parimin e sovranitetit të shteteve dhe me ligjin ndërkombëtar. Një praktikë e tillë rrezikon të dëmtojë seriozisht çdo avancim të kryer në përpjekjet për dialog konstruktiv me Teheranin. Vendosja e sanksioneve më të ashpra nuk duhet Rusia i sheh propozimet për sanksione të reja ndaj Iranit si në kundërshtim me parimin e sovranitetit të shteteve dhe me ligjin ndërkombëtar

Sergei Lavrov
Ministër i Jashtëm i Rusisë të shndërrohet në një qëllim në vetvete, siç duket se disa prej partnerëve tanë janë të interesuar të bëjnë. Diçka e tillë, vetëm sa do të inkurajonte Iranin që të largohej nga tavolina e bisedimeve”, shkruhej në komunikatën e lëshuar për shtyp.

Ditën e hënë, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, shpalli sanksione të reja të koordinuara me Kanadanë, të cilat godasin veçanërisht industrinë iraniane të hidrokarbureve dhe gazit natyror. Clinton e cilësoi Iranin si “një shtet primar i pastrimit  të parave”. Ajo shtoi se priste që masa të tilla të adaptoheshin edhe nga partnerët e tjerë ndërkombëtare.

Si rrjedhojë, Britania vendosi ngrirjen e të gjitha transaksioneve bankare me Iranin, vendim që merret për herë të parë në historinë e Londrës zyrtare.

Sulmi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Iranit vjen pasi Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, nënstrukturë e OKB-së, dokumentoi ekzistencën e projekteve të avancuara të përdorimit të energjisë bërthamore për qëllime ushtarake në vendin e madh arab.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Zjarri në Tiranë, qindra miliona të shkrumbuar
Arrestohet pronari i fishekzjarreve
Procedurat e reja të pasaportave
Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi
Mbrëmjet e Berlusconi-t, shtyhet gjyqi kundër tre personave
Sabri Godo shtrohet në spital

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›