Rusia: Sot fillon tërheqja e trupave ushtarake
Rusia fillon sot tërheqjen e trupave ushtarake nga Gjeorgjia. Tashmë që edhe presioni ndërkombëtar mbi Rusinë është rritur, kjo e fundit është e detyruar të respektojë marrëveshjen e nënshkruar me Gjeorgjinë.
Vendimi i Moskës ka ardhur pas deklaratave të SHBA, Francës dhe Gjermanisë të cilat i bënë thirrje Rusisë të respektonte marrëveshjen. Madje presidenti Bush, në deklaratën e tij, i dha të kuptuar Rusisë së si Osettia e jugut ashtu edhe Abkhazia nuk do të shkëputen nga kjo e fundit.
Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, tha se premtimi i bërë nga presidenti Dmitri Medvedev duhet të mbahej, në një kohë që Presidenti Sarkozy i Francës tha se Rusia duhet të tërhiqet pa vonesë, duke paralajmëruar edhe një samit urgjent të udhëheqësve të BE-së.
Duke folur nga Kryeqyteti Tbilis, kancelaria gjermane, Angela Merkel, tha se Rusia është nën mbikëqyrjen e ndërkombëtareve përsa i përket respektimit të marrëveshjes së nënshkruar. Një letër shoqëruese e marrëveshjes së armëpushimit thotë se Rusia mund të vendosë paqeruajtësit në një zonë disa kilometra rreth kufirit të Osetisë Jugore.
Moska ka filluar të thotë se planifikon të përforcojë marrëveshjen e paqes së vitit 1999 për Osettinë Jugore, e cila do t'i vendosë paqeruajtësit rus 14 kilometra brenda territorit gjeorgjian.