Rusia premton tërheqjen nga Gjeorgjia
Pas konfuzionit për tërheqjen e trupave ruse nga Gjeorgjia, Presidenti rus Medvedev i ka thënë homologut të tij francez Nikolas Sarkozi se do tërheqja e trupave ruse do të filloi në mesditën e së hënës. Zyrtarë francezë thanë se Sarkozi paralajmëroi Presidentin rus për pasoja serioze, nëse Moska nuk zbaton marrëveshjen paqësore. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se rusët duhet të tërheqin menjëherë forcat e tyre. Pas takimit me Presidentin Saksashvili ajo tha se Gjeorgjia mund të bëhej anëtare e NATO-s nëse dëshironte. Presidenti Mikail Sakashvili tha se dhuna dhe plaçkitjet ende vazhdonin, dëmet ishin të mëdha dhe dhjetra mijëra vetë janë shpërngulur nga ajo që ai e cilëosi spastrim etnik. Trupat ruse filluan të tërhiqen të shtunën nga qendra e Igeotit, një qytet rreth 50 kilometra jashtë kryeqytetit gjeorgjian Tbilisi. Të dielën në Uashington, Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs tha se armëpushimi kërkon që trupat e të dy palëve të tërhiqen në pozicionet që kishin para fillimit të konfliktit me 7 gusht. Ajo tha se armëpushimi lejon një numër të kufizuar paqeruajtësish rusë të qendrojnë përkohësisht në disa zona deri sa të arrijnë vëzhguesit evropianë