Rusia paralajmëron: Sulmi perëndimor mbi Iranin, katastrofë

Sergei Lavrov tha se një sulm do të çonte në “flukse të mëdha” refugjatësh nga Irani dhe do të rriste tensionin sektar në Lindjen e Mesme.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha se çdo vendim për sulm nga ana e Izraelit ishte i largët. Porse, kohët e fundit tensioni mes Iranit dhe shteteve Perëndimore është rritur ndjeshëm si pasojë e kërcënimit për rrtije sanksionesh nga njëra palë dhe kërcënimit për mbylljen e ngushticës së Hormuzit nga pala tjetër.
Bisedimet mes gjashtëshes dhe Iranit lidhur me programin e tij bërthamor me shumë gjasa do të zhvillohen në Stamboll, sipas ministrit Iranian të Punëve të Jashtme.
Ali Akbar Salehi tha për reporterët gjatë një vizite në Turqi se vendi dhe koha e negociatave do të përcaktohen së shpejti. Ndërkohë që sanksionet mbi regjimin iranian pritet të ashpërsohen duke filluar që nga fundi i këtij muaji, kur BE-ja pritet të vendosë embargo ndaj naftës iraniane./Start/F. P/
2012-01-18 15:36