E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora shtyn PremierLigën, në Gjermanihumb Borusia

ANGLI- Ngricat dhe dëbora kanë bërë që pjesa më e madhe e ndeshjeve të kampionatit anglez, të planifikuara për sot dhe nesër, të shtyhen. Të shtunën në Angli janë luajtur vetëm takime Sandërlend-Bolton (1-0) dhe Blekbërn-Uest Hem (1-1), ndërkohë që edhe supersfida mes Çelsit dhe Mançester Junajtid, në program për të dielën, është shtyrë. Ndërkohë, kampionati gjerman është luajtur rregullisht.

Ajo që bie në sy është humbja e Borusia Dortmund në shifrat 1-0 në fushën e Eintrahtit të Frankfurtit. Goli i Theofanis Gekas 3 minuta para fundit ka vendosur këtë takim. Humbje 1-2 edhe për Verderin ndaj Kaizerslauternit, ndërsa Volfsburgu barazoi në minutat e fundit 2-2 ndaj Hofenhaimit. Hanoveri i Lalës u mund 3-1 nga Nurembergu në transfertë, ndërkohë që Shalke 04 arriti të fitonte qetësisht 3-0 ndaj Këlnit, falë tre golave të spanjollit Raul Gonzales.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›