Meta, paterica për pushtetin e Berishës
Armela Imeraj
Propaganda shurdhuese dhe zbatimi i sloganit “shpif, shpif se diçka do të mbetet”, është mjeti kryesor i liderit të LSI-së që pretendon se po zbaton një politikë të majtë në Shqipëri, por që harron se historia nuk fillon me të e shembuj të njëjtë njihen që nga prehistoria. Në mungesë të argumenteve të reja, kryetari i LSI-së përmes megafonave të tij, u është kthyer akuzave të vjetra kundër PSSH-së, akuza që ai vetë po i zbaton për të realizuar kontrollin mbi LSI-në dhe krijimin e partisë fortesë, ku ai është lideri absolut e i pakontestueshëm. Nuk ia vlen të merremi me akuzat. Është e rëndësishme të analizojmë aktivitetin e liderit të LSI-së pas zgjedhjeve të përgjithshme, sidomos pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, ku jo në një, por në disa raste, nëse ai do të kishte dashur, Berisha do të kishte dalë në pension. Veprimet e mosveprimet të kryetarit të së ashtuquajturës e majta për integrim, siç i pëlqen atij të quhet, kanë zbuluar synimet politike reale, por edhe autoritarizmin dhe kultin e tij të individit. Sjellja e tij politike në këto vite është karakterizuar nga përpjekjet për t’u qenë në krye dhe për të dominuar atë përmes drejtimit me dorë të hekurt. Ndryshimi gjoja rrënjësor i Kushtetutës dhe apo gjoja shndërrimi i vendit në Republikë Kryeministrore, nuk ishin gjë tjetër vetëm justifikime, që shpjegohen qartë me sjelljen autoritariste dhe etjen për pushtet të pakufizuar që manifeston kryetari i LSI. Kjo sjellje është pjesë e një strategjie të hartuar kohë më parë.
Handikapin e mosqenies lider i vërtetë i së majtës, e kompenson me ndryshimin e vazhdueshëm të emrave në strukturat e partisë apo deputetëve në Kuvend, derisa gjen personat që i binden më me lehtësi.
Propagandimi e zbatimi i sloganeve demagogjike për një të majtë gjoja të vërtetë, në themel ka përzgjedhjen selektive të njerëzve rreth kryetarit, për të komanduar e drejtuar “me dorë të fortë” partinë. Sot shqiptarët jetojnë në shtetin “fortesë” të kryeministrit, ku në qeverisje çdo gjë, edhe statistika më e parëndësishme kalon më parë nga zyra e kryeministrit. Nga ana tjetër është kryetari i LSI-së që e ka kthyer partinë në bunker nga ku dalin vetëm ato vendime e veprime që dëshiron kryetari. Nën pushtetin e Berishës dhe me ndihmën e kryetarit aktual të LSI-së, integrimi euroatlantik i Shqipërisë është shndërruar në një mirazh, që sa më tepër na duket se i afrohemi aq më tepër largohet. Ky realitet i vjen për shtat kryeministrit, por edhe kryetarit të LSI, sepse sa më larg standardeve evropiane të jemi, aq më të lira i kanë ata duart për të rritur e forcuar pushtetin e tyre politik dhe ekonomik dhe për të shtuar pasuritë korruptive, të cilat do t’i përdorin për të forcuar akoma më tepër pushtetin e tyre politik.