Shteti dhe Lazarati
Maklen Misha
Që fshati dhe bujqësia shqiptare janë humbësit e mëdhenj të tranzicionit shqiptar, kjo tashmë dihet. Fermerët anembanë vendit mezi arrijnë të mbajnë kokën mbi ujë ekonomikisht dhe hendeku i varfërisë mes ... qytetit dhe fshatit shqiptar sa vjen e rritet. Por, mes kësaj situate të zymtë ekziston një fshat, i cili falë shpirtit sipërmarrës dhe luftarak të banorëve të tij – banditesk, thonë gojët e liga – dhe falë mbështetjes së pakushtëzuar politike të Partisë Demokratike, si kur ishte në opozitë, ashtu dhe në këto tre vite në pushtet, ka njohur një zhvillim ekonomik që do t’ia kishin zili pjesa më e madhe e fshatrave dhe qyteteve shqiptare. Natyrisht, bëhet fjalë për Lazaratin dhe duhet thënë se ndryshimet mes këtij fshati dhe pjesës tjetër të Shqipërisë nuk mbarojnë këtu.
Një pjesë e suksesit të “fermerëve” lazaratas duhet kërkuar padyshim tek kultura që ata kanë zgjedhur të kultivojnë. Do të ishte e tepërt këtu të flitej në hollësi për avantazhet që ofron kultivimi i marijuanës, ndaj, le të themi, kultivimit të misrit, specave apo bostaneve, qoftë për sa i përket çmimit, ashtu dhe nga kostot e kultivimit. Por, kultivimi i kësaj bime ka dhe një disavantazh shumë të madh ndaj të gjitha kulturave të tjera bujqësore që kultivohen sot në Shqipëri: sipas legjislacionit shqiptar ajo është e jashtëligjshme dhe normalisht kushdo mbjell, shet apo trafikon këtë produkt duhet të përfundojë në burg. Për çudi, në një kohë kur gjetkë në Shqipëri arrestohen gra e plaka, sepse u kapen nga 5 rrënjë marijuanë në oborr, në Lazarat nuk arrestohet kurrë njeri, edhe pse mund të thuhet se ky fshat tashmë gëzon thuajse një monopol në prodhimin dhe trafikimin e marijuanës në Shqipëri dhe se prodhimi i kësaj bime duket se po kap maja të reja vit pas viti. Mjafton të kujtojmë për shembull një deklaratë të policisë shqiptare në 2007-ën, sipas së cilës rreth gjysma e hashashit të kapur në Shqipëri atë vit, plot 3500 kg, vinte nga Lazarati. Apo deklaratën e ministrit Nishani për aksionin modest e ndërmarrë nga policia pak kohë më parë, falë të cilit në një lagje të vetme të Lazaratit u asgjësuan mbi 8000 rrënjë, ose një e dhjeta e rrënjëve të asgjësuara në shkallë vendi në këtë 7-mujor të 2008-ës. Në një lagje të vetme!
Duket një orë larg që këtu diçka kërcet. Kyçi i suksesit të Lazaratit, për të cilin mund të thuhet tashmë me plotë gojën se është kthyer në një narko-shtet, natyrisht nuk duhet kërkuar tek aftësitë e papara të fermerëve lazaratas, por tek shteti dhe politika që i lejon ata të vazhdojnë të qetë punën e tyre. Ose për t’i thënë gjërat troç, arsyeja kryesore përse Lazarati sot ekziston si një shtet brenda shtetit, duhet kërkuar tek Partia Demokratike. Jo se kjo justifikon papërgjegjshmërinë e qeverive socialiste, që asnjëherë s’guxuan të vendosnin sundimin e ligjit në këtë fshat, por në Shqipëri e di tanimë i madh e i vogël se falë mbrojtjes politike që gëzon nga Partia Demokratike “Lazarati nuk preket”. Ai nuk prekej dot kur lazaratasit bllokonin rrugën kombëtare Kakavijë – Gjirokastër e plaçkitnin maunet dhe ai nuk preket dot kur lazaratasve u teket të shtinë kundër helikopterëve apo lagjeve të Gjirokastrës e fshatrave fqinje. Dhe në të gjitha këto raste ka qenë Partia Demokratike ajo që u ka dalë në mbrojtje lazaratasve, duke akuzuar qeverinë e majtë se po sulmonte për arsye politike një bastion të së djathtës. Apo duke e quajtur fluturimin e helikopterit italian të Interforcës mbi “hapësirën ajrore të Lazaratit” një provokim!
Dhe natyrisht do të ishte irracionale të mendoje se lazaratasit do të shihnin ndonjë arsye për të ndryshuar raportet e tyre me shtetin, tani që mbrojtësit e tyre të dikurshëm janë në pushtet. Kështu, në Lazarat vazhdon të ekzistojë një situatë absurde, ku një fshat gëzon shumë nga prerogativat e një krahine autonome (apo të një oazi të kriminalitetit që të kujton filmat me Perëndimin e egër amerikan, ku gjithkush mund të mbajë armë, të kultivojë e trafikojë marijuanë, e ku personat e kërkuar për krime nga më të ndryshmet e më të rëndat vazhdojnë të jetojnë të qetë pa u hyrë gjemb në këmbë.) Kështu policisë shqiptare i duhet të mendohet mirë e gjatë përpara se t’i shkojë ndërmend të futet në këtë fshat. Madje, shpeshherë ndërhyrjet e “guximshme” të policisë për të shkulur ndonjë rrënjë marijuanë në parcelat përreth fshatit, më tepër se aksione të ligjshme policore, të kujtojnë ca filma me partizanë e gjermanë, me policët që zvarriten nëpër shtigje dhish e shpate malesh vetëm e vetëm për të shmangur kalimin përmes fshatit! Dhe e gjithë kjo shoqërohet natyrshëm me breshëri e batare nga trimat sypatrembur të Lazaratit, të cilët për të mbrojtur ‘mallin” e tyre të marrin gjak në vetull. Ose të djegin komisariatin në mes të Gjirokastrës. Por, edhe pse eksponentët e këtij sulmi të cilësuar si terrorist nga Kodi Penal shqiptar, janë tashmë të identifikuar, nuk arrestohet kurrë njeri. Jo vetëm kaq, por shteti detyrohet të bëjë negociata për të qetësuar situatën!
Por çudirat me Lazaratin nuk mbarojnë këtu. Kështu, për shembull, kryekomunari i këtij fshati, i cili sipas një ligji kontroversial, por që mbetet gjithsesi në fuqi, duhej të ishte tashmë në burg meqë fshati i tij kultivon marijuanë, jo vetëm që është ende i lirë, por guxon të bëjë dhe deklarata të habitshme të tipit: “Incidentet në Lazarat janë shënuar kur policia nuk ka ndërhyrë me një mision të caktuar”. Ose duke e quajtur një sukses faktin se ka ndërmjetësuar me familjarët apo të afërmit e të dënuarve në mungesë që fshiheshin në Lazarat, që ata të “dorëzohen në këmbim të një rigjykimi të ndershëm nga organet e drejtësisë”. Dhe një situatë të tillë, kur një fshat s’e quan për gjë t’i diktojë shtetit me armë në dorë kushtet që ky i fundit duhet të përmbushë për të arritur të ushtrojë ndonjë lloj ndikimi aty, është thjesht e papranueshme. Përndryshe, nëse qeveria e djathtë nuk ka vullnetin apo dëshirën të shtrijë sundimin e ligjit mbi Lazarat, asaj s’i mbetet tjetër, por veç t’i njohë de jure, atë që ky fshat tashmë duket se e gëzon de facto: autonominë.