E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia akuzon perëndimorët për presion “të papranueshëm”

Ministria ruse e Punëve të Jashtme reagoi pas kritikave të SHBA-ve dhe Gjermanisë ditën e hëne, pas një vendimi të dytë i cili e shpalli fajtor.

Kodorkovski, i shikuar si një kërcënim për kryeministrin Vladimir Putin, akuzohet për përvetësimin e mbi 218 milionë tonëve naftë.

Kodorkovski është burgosur fillimisht në vitin 2005 për mashtrime dhe evazion fiskal.

“Përpjekjet për të ushtruar presion mbi gjyqin janë të papranueshme”, theksoi ministria në një komunikatë në uebsajtin e saj.

Shtëpia e Bardhe u shpreh “thellësisht e shqetësuar” lidhur me verdiktin, teksa Gjermania theksoi se gjyqi ishte një “hap mbrapa” për Rusinë.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-28 13:13
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›