Rusia bie dakord të tërheqë trupat nga një zonë rreth Osetisë Jugore
Rusia ra dakord të tërheqë të gjitha trupat nga një zonë neutrale rreth Osetisë Jugore, territor separatist i Gjeorgjisë.
Presidenti rus, Dmitri Medvedev e njoftoi
marrëveshjen në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Francës
Nikola Sarkozi. Zoti Medvedev tha se tërheqja do të fillojë sapo të kenë
arritur paqeruajtësit ndërkombëtarë.
Presidenti Sarkozi u tha gazetarëve se të gjitha forcat ruse do të jenë larguar nga Gjeorgjia brenda një muaji.
Zoti Sarkozi, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të Bashkimit Europian, ishte hartuesi i marrëveshjes së armëpushimit mes Gjeorgjisë dhe Rusisë muajin e kaluar.
Rusia ngul këmbë se trupat e saj që kanë mbetur
brenda dhe pranë territoreve separatiste gjeorgjiane të Osetisë Jugore dhe
Abkazisë funksionojnë si paqeruajtës që po respektojnë kushtet e armëpushimit.
Por Gjeorgjia e akuzon Rusinë se po e shkel armëpushimin duke vendosur trupa
shtesë në disa prej pikëkalimeve të rëndësishme brenda territorit gjeorgjian. //kk//