Të mësojmë thjeshtësinë e vetëdijshme
(Homazh për Isaac Babel-in)
Doris LESSING
Ditën që i kisha premtuar Catherine-ës ta merrja për vizitë te miku im i vogël Philip-i, në shkollën e tij jashtë qytetit, ne e kishim lënë të niseshim në njëmbëdhjetë, por ajo arriti që në nëntë. Fustani i saj blu ishte i ri, e po kështu ishin edhe këpucët e saj të modës. Flokët sapo i kishte bërë. Dukej më shumë se kurrë si ajo vajza rozë dhe e florinjtë e Renoir-it, që pret gjithçka nga jeta. Catherine-a jetonte në një shtëpi të bardhë, që shikonte mbi rrymën e vrullshme bojëkafe të lumit. Ajo më ndihmoi ta pastroja apartamentin tim me shumë devotshmëri, sepse siç më tha ndjente që apartamentet ishin ku e ku më romantike sesa shtëpitë e mëdha. Ne pimë çaj dhe folëm kryesisht për Philip-in, i cili ngaqë është pesëmbëdhjetëvjeçar, ka shije të sakta e të prera për çdo gjë, që nga ushqimi deri te muzika. Catherine-a shikonte librat e shpërndarë nëpër dhomën e tij dhe pyeti nëse mund t’i merrte tregimet e Isaac Babel-it për t’i lexuar në tren. Catherine-a është trembëdhjetë vjeç. I thashë që këto tregime mund t’i dukeshin të vështira, por ajo tha: - Përderisa i lexon Philip-i.
Gjatë udhëtimit, unë lexova gazetat dhe vëzhgova fytyrën e saj të bukur e të vrenjtur ndërsa kthente faqet e Babel-it, sepse ajo ishte e vendosur të mos linte gjë t’i shpëtonte, e nxitur nga ambicia që kishte për të qenë e denjë për Philip-in. Në shkollë, e cila ishte e hijshme, e qytetëruar dhe e shtrenjtë, të dy fëmijët shëtitën bashkë mes fushave të gjelbra, ndërsa unë i ndiqja duke parë se si dielli ua praronte kokat e tyre të ndritshme miqësore, që ktheheshin nga njëra-tjetra tek bisedonin. Catherine-a mbante në dorën e saj të majtë tregimet e Isaac Babel-it.
Pas drekës shkuam në kinema. Philip-i pranoi që të shkonim duke bërë një lëshim për ne, ngaqë mendonte se nuk ishte e denjë për njerëzit e zgjuar të shkonin në kinema vetëm për qejf. Për hir të tij ne zgjodhëm filmin më serioz ndër ata dy që shfaqeshin në qytetin e vogël. Bëhej fjalë për një prift të mirë, i cili ndihmonte kriminelët në Neë York. Sidoqoftë mirësia e tij, nuk arriti ta pengonte përfundimin e njërit prej tyre në dhomën e gazit; Philip-i dhe unë pritëm në errësirë, derisa Catherine-a të pushonte së qari dhe të mund të përballej me dritën e florinjtë të mbrëmjes.
Në hyrje të kinemasë portieri po rrinte në pritje të ndonjërit, që dilte me sy të skuqur. Duke e kapur Catherine-ën nga krahu, ai i tha hidhur: - Përse po qan? A nuk duhet të dënohej ai për krimet e tij? Catherine-a ia nguli sytë me mosbesim. Philip-i e nxori nga situata, duke thënë me përçmim: - Disa njerëz nuk e dallojnë të mirën nga e keqja edhe kur ajo u demonstrohet. Portieri u kthye nga dikush tjetër, me sy të skuqur, që doli nga errësira; dhe ne vazhduam bashkë për te stacioni, fëmijët ishin të heshtur për shkak të mizorive të botës.
Më në fund, Catherine-a tha me sytë e saj përsëri të njomë : - Mendoj se gjithçka është plotësisht kafshërore, dhe nuk mund të mendoj për këtë.
Ndërsa Philip-i tha: - Por ne duhet të mendojmë për këtë, nuk e kupton, sepse në të kundërtën kjo do të vazhdojë gjithmonë, e kupton?
Në tren, duke u kthyer për në Londër, unë u ula përkrah Catherine-ës. Ajo i kishte tregimet të hapura para saj, por tha: - Philip-i është me shumë fat. Do të doja të isha në atë shkollë. E vutë re atë vajzën që e përshëndeti në kopsht? Ata mund të jenë shumë miq. Do të doja që mamaja të më lejonte të vishja një fustan si i saji, s’është e drejtë të mos më lerë.
- M’u duk se ishte për një moshë më të madhe se e saja.
- Oh, vërtet?
Ajo e përkuli shpejt kokën mbi libër, por thuajse menjëherë e ngriti për të thënë: - A është shumë i famshëm ky shkrimtar?
- Ai është shkrimtar i mrekullueshëm, i shkëlqyer, një prej më të mirëve.
- Po pse?
- Po ja, për të vetmen gjë se është shumë i thjeshtë. Shiko sa pak fjalë përdor dhe sa të fuqishme janë tregimet e tij.
- E kuptoj. E njeh ti atë? Jeton në Londër?
- Oh jo, ai ka vdekur.
- Oh. Atëherë, pse ti.... Mendova se ishte gjallë, nga mënyra se si po flisje.
- Më vjen keq, por nuk po mendoja për të si për një të vdekur.
- Kur ka vdekur?
- E kanë vrarë. Përpara njëzet vjetësh, besoj.
- Njëzet vjet. - Duart e saj nisën lëvizjen për ta shtyrë librin drejt meje, por pastaj ndaluan. - Unë mbush katërmbëdhjetë vjeç në nëntor, - konstatoi ajo, tingëllonte si një kanosje, ndërsa sytë e saj më sfidonin.
M’u duk e vështirë të shprehja nevojën time për t’u shfajësuar, por përpara se të arrija të flisja, ajo këmbënguli përsëri me shumë kujdes: - The që e kishin vrarë?
- Po.
- Ma merr mendja se personit që e vrau i erdhi keq kur mori vesh që kishte vrarë një shkrimtar të famshëm.
- Po, ma merr mendja se po.
- Ishte i moshuar kur u vra?
- Jo, në të vërtetë ishte mjaft i ri.
- Ky është një fat i keq, apo jo?
- Po, ashtu mendoj.
- Cili mendon se është tregimi më i mirë këtu? Dua të them, sipas vlerësimit tënd të sinqertë, më i miri fare.
Unë zgjodha tregimin për vrasjen e patës. Ajo e lexoi me ngadalë, ndërsa unë rrija duke pritur, me dëshirën t’ia merrja librin nga duart, me dëshirën ta mbroja këtë njeri të vogël e të hijshëm nga Isaac Babel-i.
Kur e kishte mbaruar, ajo tha: - Epo, një pjesë unë s’e kuptoj. Ai i shikon gjërat në një mënyrë komike. - Përse duhet të duken këmbët e burrave të futura në çizme si vajzat? Ajo më në fund e shtyu librin drejt meje dhe tha: - Mendoj se gjithçka është ngjethëse.
- Por ti duhet të kuptosh se ç’lloj jete ka bërë ai. Së pari, ai ishte një hebre që jetonte në Rusi. Kjo ishte diçka mjaft e keqe. Pastaj përvoja e tij ishte vetëm revolucion, luftë civile dhe....
Por munda të shoh se si këto fjalë përplaseshin pas qelqit të pastër të shikimit të saj të ngulët, mohues e të mërzitur; dhe thashë: - Shiko, Catherine, përse nuk e provon ta lexosh përsëri kur të jesh më e madhe? Mbase, atëherë, ai do të pëlqejë më shumë.
Ajo tha me mirënjohje: - Po, mbase kjo do të ishte më e mira. Veç të tjerave, Philip-i është dy vjet më i madh se unë, apo jo?
Një javë më pas mora një letër nga Catherine-a.
Shumë faleminderit që u tregove aq e sjellshme duke më marrë për vizitë te Philip-i në shkollën e tij. Ishte dita më e këndshme e gjithë jetës sime. Të jam tejet mirënjohëse që më more me vete. Kam menduar për “The Hoodlum Priest” . Ishte një film që më vërtetoi përtej çdo hije dyshimi se Dënimi Kapital është një Gjë e Keqe, nuk do ta harroj kurrë çka mësova atë mbrëmje, dhe mësimin që mora do ta mbaj gjithë jetën me vete. Kam menduar shumë rreth asaj që më the për Isaac Babel-in, shkrimtarin e famshëm rus të tregimit, dhe tani e kuptoj që thjeshtësia e vetëdijshme e stilit të tij është ajo që e bën atë, pa asnjë mëdyshje, një shkrimtar të madh; në krijimet e mia të shkollës po përpiqem ta imitoj atë, në mënyrë që të mësoj thjeshtësinë e vetëdijshme, e cila është baza e vetme për një stil të shkëlqyer të shkruari. Me dashuri, Catherine-a.
P.S. Ka thënë ndonjë gjë Philip-i për festën time? I kam shkruar por nuk më është përgjigjur. Të lutem zbuloje nëse ai do të vijë, apo thjesht ka harruar t’i përgjigjet letrës sime. Shpresoj të vijë, sepse ndonjëherë më duket se po të mos vijë, do të vdes.
P.P.S. Të lutem mos i thuaj atij për çka të tregova, sepse do të vdisja po ta merrte vesh. Me dashuri, Catherine-a.
Përktheu Ingrid Orgocka
8 Shtator 2008