E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Ndërprisni naftën për mbështetësit e Izraelit

Teheran -Irani u ka bërë thirrje sot vendeve myslimane të ndërprisnin eksportet e naftës drejt shteteve që mbështesin Izraelin, njoftoi sot agjencia iraniane e lajmeve IRNA. Agjencia në fjalë bëri të ditur se komandanti Bagherzadeh e kishte quajtur naftën "një element shumë të fuqishëm për të ushtruar presion mbi mbështetësit perëndimor të shtetit hebre, në vazhdimësinë e përballjes ushtarake të pabarabartë që po zhvillohej mes tij dhe palestinezëve në Gaza".

"Duke vënë theksin mbi varësinë e shteteve perëndimore në furnizimet me naftë dhe energji nga shtetet islamike, Bagherzadeh bëri thirrje për ndërprerjen e furnizimeve me naftë drejt shteteve mbështetëse të regjimit Zionist", njoftoi IRNA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›