E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, grabitet me armë kazinoja në qendër të qytetit

KORCE- Vidhet me armë në qendër të qytetit të Korcës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40; kur persona të armatosur e të maskuar janë futur në brendësi të një kazinojë e duke terrorizuar punonjësit kanë mundur të grabisin shumën e parave të ditës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dy persona ndërsa ende nuk dihet shuma e grabitur.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe shumën e grabitur. Kjo nuk eshte hera e pare qe pikat e kazinove grabiten me arme ne qytetine Korces.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›