Rivarroset ish-presidenti qipriot

Ish-presidenti i Qipros, Tassos Papadopoulos, kufoma e të cilit ishte vjedhur patra tre muajsh, dhe që ishte kthyer kohë më parë, është rivarrosur në varrezat Defteri, në jug të kryeqytetit qipriot, Nikozi.
Në rivarrimin e ish-presidentit morën pjesë liderët politikë të Qipros, si dhe disa qindra qytetarë të Nikozisë.
Papadopoulos (74) vdiq në dhjetor të vitit 2008. Ai ishte president i Qipros prej vitit 2003 deri në vitin 2008. Kufoma e tij u vodh në natën nga varrezat Defteri mes 10 dhe 11 dhjetorit 2009.
I biri i ish-presidentit, Nicholas Papadopoulos, deklaroi se familja e tij më në fund e gjeti qetësinë “pas tre muajsh ankth”.
Kufoma e Papadopoulos u gjet të hënën, pas një thirrjeje anonime telefonike, në disa prej varrezave në rrethinën e Nikozisë.
Zëdhënësi i policisë qipriote deklaroi se është arrestuar një i dyshuar për këtë rast. Policia deri më tani ka marrë në pyetje tre meshkuj të dyshimtë për pjesëmarrje në vjedhjen e kufomës, njëri prej të cilëve aktualisht ndodhet në burg për shkak të një vrasjeje të dyfishtë.
Konsiderohet se ishte pikërisht i burgosuri, Anthonis Kitas, që njihet me nofkën Al Capone, truri i operacionit të vjedhjes së kufomës së Papadopoulos, dhe se ai e kishte organizuar këtë operacion nga burgu në Nikozi, nëpërmjet të telefonit të tij celular.