E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia e Gjermania inauguruan gazsjellësin Nord Stream

Liderët në Gjermani dhe Rusi inauguruan gazsjellësin Nord Stream, me të cilin do të pompohet gazi natyral nga Rusia për në Evropën Perëndimore.

Gazsjellësi 1. 224 kilometërsh kalon kah shtrati i Detit Baltik, duke kaluar një rrejt ekzistues të gazsjellësve mbitokësor, që shkojnë përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti rus, Dimitri Medvedev, lëshuan formalisht rrjedhën, në një ceremoni në qytetin veri-lindor të Gjermanisë, Lubmin.

Sipas Nord Stream, pas operacionalizimit në fund të vitit 2012, gazsjellësi do të pompojë 55 miliardë metër kub të gazit natyror në rrjetin evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›