E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali s’përforcohet në janar

Real Madridi nuk do ta bëjë asnjë përforcim gjatë afatit kalimtar të janarit. Trajneri Jose Mourinho konsideron se ka mjaft lojtarë në dispozicion dhe se nuk ka nevojë të bëjë intervenime në dimër.

“Në janar nuk do të vijë askush. Para se të shkruani thashetheme, më mirë është që kërkoni informata nga personat kompetent”, ka thënë Mourinho, i mllefosur me shkrimet e shpeshta të mediave rreth përforcimeve eventuale të dimrit.

Edhe pse ka mbetur pa mesfushorët Leite Kaka e Angel Di Maria, që janë lënduar, ‘Special One’ beson se do t’i ketë në dispozicion shumë shpejt dhe llogarit në ta, në pjesën e dytë të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›