Dorëheqjet në FSK, Krasniqi: Shqetësuese
Prishtinë -Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se zhvillimet e fundit në FSK, janë tepër shqetësuese për faktin se ka pasur devijim dhe shumë joprofesionalizëm gjatë procesit të kalimit të ish-pjesëtarëve të TMK-së në FSK. “Natyrisht ne jemi të shqetësuar me zhvillimet e kohës së fundit dhe do të dëshironim që të gjitha përgatitjet dhe procesi për anëtarësimin dhe formësimin e FSK-së të mos politizohet sepse nuk është në interesin tonë. Kërkesa jonë do të jetë që përgatitjet për anëtarësimin e kuadrove në FSK të bëhen mbi baza profesionale Nga ajo që kam dëgjuar kamë parë se ka devijime dhe jo-profesionalizëm në përzgjedhje”- ka thënë Krasniqi.
Rreth zhvillimeve në FSK, me ton më të butë ka folur edhe kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka thënë se FSK-ja është një forcë që po ndërtohet sipas standardeve të NATO-së. Thaçi bëri thirrje që procesi i ndërtimit të FSK-së të mos politizohet ndërsa në mënyrë indirekte e pranoi se ka pasur lëshime gjatë procesit të kalimit të ish pjesëtarëve të TMK-së, në FSK.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritete të NATO-s që të gjitha lëshimet që kanë ndodhur të përmirësohen dhe ndërkohë do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht me të gjithë. Dokumenti Ahtisaari ka qenë i pranueshëm për të gjithë kështu që nuk duhet lejuar që kjo çështje kaq e madhe për vendin të politizohet për përfitime të ngushta politike”- ka theksuar kryeministri Thaçi.
Procesi i formimit të celulave të para të Forcës së Sigurisë së Kosovës është përcjell me mjaft kundërthënie. Qindra ish pjesëtarë të TMK-së kanë protestuar disa ditë të pakënaqur me mënyrën se si ka rrjedhur procesi i kalimit në FSK. Mbrëmë, ndërkaq tre eprorë të lartë të FSK thanë se japin dorëheqje të parevokueshme nga kjo forcë. rtk/start