E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Zgjedhjet, fitore

Tiranë -Zgjedhjet e 28 qershorit do të konfirmojnë fitoren e maxhorancës aktuale dhe sigurojnë mundësi për vazhdimin e reformave të ndërmarra në të gjitha fushat dhe finalizimin e integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike. Kryetari i PLL-së Ekrem Saphiu u shpreh gjatë një takimi në Kavajë se "në zgjedhjet e 28 qershorit, qytetarët shqiptarë kanë mundësi që me votën e tyre të shprehen lirshëm për partinë apo koalicionin që dëshirojnë”.

Spahiu theksoi se Kodi Zgjedhor krijon mundësinë e maksimalizimit të votave dhe se votuesit e djathtë mund të votojnë lirshëm për partinë e tyre të parapëlqyer, pa pasur frikë se shpërndarja e votave mund të vendosë në rrezik fitoren e se djathtës. Duke analizuar me optimizëm situatën në vend, Spahiu tha se "viti 2009 ka filluar dhe do të përfundojë i mbarë për shqiptarët”.

Sipas tij, mbyllja e procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit prej 27 vendeve anëtare të BE-së dhe kalimi në fazën e re të aplikimit për statusin vendit kandidat për në BE, do të shoqëohet edhe me arritje të tjera në dobi të shqiptarëve.

Kryetari i PLL-së shtroi para drejtuesve lokalë nevojën e propagandimit më të mirë të programit të Legalitetit dhe bërjen e tij të njohur për një masësa më të gjerë njerëzish, sepse siç u shpreh ai "PLL është një parti me identitet të veçantë dhe program të qartë që u jep zgjidhje të drejtë shumë problemeve që preokupojnë shoqërinë shqiptare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›