E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia i jep lamtumirën Ljudmila Zikinas

Është ndrag nga jeta në moshën 80-vjeçare ylli i epokës sovjetike të këngës popullore, Ljudmila Zikina, e cila vdiq nga një atak kardiak, njoftuan dje mediat ruse"Prej disa ditësh, Ljudmila Zikina vuante nga një krize kardiake dhe sot zemra e saj pushoi së rrahuri'', theksoi një stacion televiziv. Ajo u lind më 1929 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore punoi si punëtore në një uzinë. Ajo e filloi karrierën si këngëtare në vitin 1947, kur mori pjesë në një konkurs kombëtar këngësh. Me zërin e saj të fuqishëm, ajo përfaqësonte stilin sovjetik duke interpretuar këngët popullore tradicionale. Kënga e saj ''Vollga'' është cilësuar e përjetshme. Ajo tërhoqi miliona spektatorë sovjetikë me këngën "Vollga", poemë lirike e lumit të madh që kaloi perëndimin e Rusisë, dhe që u bë aq popullore edhe pas rënies së komunizmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›