E Diel, 1 Nëntor 2026

Për nder të këngëtarit, një fshat me ermin Jackson

Për të bërë të pavdekshëm idhullin e muzikës Michael Jackson dhe për të tërhequr turistë, një fshat në Ukrainë dëshiron të quhet Jackson, bën të ditur AFP-së, pas një deklarate të një zyrtari, të cilit për këtë i ishin drejtuar fansat e këngëtarit të ndjerë. Banorët e Oktiabrskojes, i quajtur kështu për nder të revolucionit bolshevik të tetorit, "më kanë drejtuar një kërkesë të tillë", shpjegoi Oleg Kislitsyne, deputet në Parlamentin e Rrajonit  të Zaporijias (600 kilometra në juglindje të Kievit). "Ka shumë fansa të Michael Jackson atje, ata dëshirojnë ta bëjnë të pavdekshëm, të krijojnë një shtëpi muze, të mbledhin atje një koleksion disqesh", vijon më tej ai. "Është një zonë e dëmtuar, të gjitha uzinat janë mbyllur. Ata shpresojnë se kjo do të tërheqë turistë", shton më tej ai. I pyetur mbi lidhjet mes këngëtarit të popit dhe fshatit ukrainas, deputeti u përgjigj se planeti ishte në mes të një procesi "mondializimi". Mes të tjerave ai theksoi se: "Unë nuk jam fans i tij, por e respektoj veprën e tij. Ai kishte një vullnet të hekurt për të fituar. Këshilltarë të deputetit rajonal kanë shkuar dje në vend për të folur me banorët dhe për ta studiuar çështjen nga afër. Këshilli bashkiak duhet ta shqyrtojë çështjen në gusht të këtij viti.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›