Dule: Nuk jemi të bindur, nëse PS nuk mundi apo nuk donte të na mbronte votat

PBDNJ, jo koalicionit me Berishën
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, deklaroi se do të mblidhte urgjentisht partinë e tij në një kongres të jashtëzakonshëm për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 28 qershorit dhe situatës ku ndodhet PBDNJ. Kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të bëjë koalicion me parti dhe jo me individë, ku më pas u përfol edhe PBDNJ si parti që mund të kalonte në koalicionin e PD-së. Lidhur me deklaratën e bërë nga kryeministri Berisha se do të bëjë koalicion me parti dhe jo me individë, ku më pas u përfol edhe PBDNJ si parti që mund të kalonte në koalicionin e PD-së, Dule ka theksuar se ai dhe partia që drejton PBDNJ, do të jenë pjesë e koalicionit të majtë. Ndërsa në lidhje me koalicionet e mundshme që mund të bëjë PBDNJ-ja, në përfundim të zgjedhjeve Dule deklaroi se tipari dallues i partisë së tij është integriteti, luajaliteti dhe koherenca në vendimmarrje. Ndërkohë që deklaroi se ai dhe partia të cilën ai drejton nuk janë një parti aventuriere për të kontribuuar në zgjidhje afatshkurtra siç mund të jetë ajo e bashkëpunimit me Berishën vetëm për të mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, pasi kjo gjë do të ndikonte shumë për keq më vonë, ndërsa u shpreh se ndihej i zhgënjyer për fakti që Partia Socialiste në të cilën PBDNJ ishte në koalicionin Bashkimi për Ndryshim, nuk arriti që të mbronte votat e partisë së tij. Partia Socialiste në këto zgjedhje nuk mundi të mbrojë votat e PBDNJ-së, dhe në një debat me PS-në, neve na mbetet për të analizuar nëse ajo nuk mundi ti mbronte votat tona realisht, apo nuk pati vullnetin e duhur për ta bërë këtë gjë, u shpreh Dule. Gjithashtu ai theksoi se ndihej i zhgënjyer për faktin se kryeministri në detyrë Berisha njëkohësisht dhe kreu i Partisë Demokratike pati deklaruar se do të shpërblente komisionerët dhe vëzhguesit e KZAZ-ve të vendit, me taksat e taksapaguesve shqiptarë kur ishin akoma duke u numëruar akoma dhe disa kuti të tjera, që sipas tij këto kuti mund të vendosnin dhe fatin e këtyre zgjedhjeve. Dule deklaroi se ky ishte një akt i shëmtuar dhe një tjetër manipulim i Berishës, duke shtuar se të drejtën për të shpërblyer komisionerët dhe vëzhguesit e KZAZ-ve, e ka në dorë vetëm një institucion i cili është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa shtoi se për këtë fakt të shëmtuar të Berishës nuk kishte patur asnjë reagim, nga mediat apo dhe nga politikanët e forcave të ndryshme politike. "Berisha si kryeministër në detyrë premtoi shpërblime me lekë për komisionerët dhe numeruesit ndërkohë që vazhdonte numërimi në pika kyçe të procesit si në Fier, Fushëkuqe dhe Bushat. Ishte një skandal për të cilin heshti edhe media, deklaroi Dule. Ai u shpreh se duke u nisur që nga deklarata e Berishës zgjedhjet në Shqipëri nuk i kanë arritur standardet e kërkuar. Gjithashtu kreu i PBDNJ Dule theksoi se ajo për të cilën ishte ruajtur që prej fillimit, ai dhe partia të cilën ai drejton për mos funksionimin e kodit zgjedhor, doli në dukje gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit, ku theksoi se një proces zgjedhor nuk mund ti plotësojë asnjëherë standardet e kërkuara në rast se procesi do të kontrollohet nga partitë politike, sepse kjo gjë tregoi edhe një herë se këto zgjedhje dështuan, duke theksuar se vetëm dy momente ai mund të evidentonte gjatë këtij procesi, momenti i parë ishte ai i kur të gjithë votuesin shqiptarë treguan mbas përfundimit të zgjedhjeve në orën 19 se janë qytetarë Evropianë, ndërsa momenti i dytë është se administrata shtetërore tregoi edhe një herë se është shumë e vjetër në mendësi dhe akoma nuk është e gatshme për të realizuar zgjedhje sipas të gjitha standardeve Evropiane. Sipas tij është për të ardhur keq që një shtet anëtar i NATO-s, dhe i cili ka aplikuar për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian tregoi edhe një herë se nuk mundi ti menaxhojë zgjedhjet në Shqipëri si të lira dhe të ndershme. Ndërsa theksoi se me PD ai nuk do të pranonte që të bënte koalicion sepse në këtë garë elektorale nuk gjeti rivale Partinë Demokratike por gjeti si rivale një parti Berisha, që sipas tij ata përdorën të gjitha mënyrat e mundshme për të nxjerrë jashtë loje PBDNJ.