E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, kaos në trafik

Moti i renduar me shi, deri ne shtrëngata, ka sjelle veshtiresi dhe kaos ne qarkullimin e automjeteve ne Tirane. Ne oret e para te mëngjesit e deri ne mesdite, trafiku ne kryqyetet si pasoje e motit te keq, por edhe bllokimit te rrugeve nga punimet ne qender dhe ne disa akse te tjera, ka qene ne kaos. Po thuajse te gjitha akset e unazes se madhe kane qene te bllokuara.

Ne kushtet e rreshjeve si dhe temperaturave te uleta do te vazhdojme te jemi edhe diten e marte. Nderkohe qe te enjtjen do te kemi nje permiresim te situates sinoptike e cila do te karakterizohet dhe nga temperatura te larta.

“Duke filluar nga dita e enjte kemi përmirësim të kushteve atmosferike të bregdet dhe në zonën e ulët, ndërkohë që shirat do të zhvendosen vetëm në zonat malore. Duhet theksuar se edhe pse shirat do të zhvendosen në këto zona do të jenë me intesitete të dobta. Përsa i përket vlerave termike, temperaturat deri ditën e enjte do të jenë relativisht të freskëta si në mëngjes dhe në mesditë, ku temperatura më e lartë nuk do të shkojë më shumë se 23 gradë celcius. Duke filluar që nga dita e enjtë do të kemi një rritje graduale të tyre dhe fundjava, kryesisht e shtuna dhe e djela do të kenë mot të kthjellët dhe temperatura të larta” thote meteorologia, Lajda Porja.

Zonat qe kane marre me teper rreshje sipas meterologeve kane qene ato veriore dhe verilindore, por edhe zonat bregdetare.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›