Rusia liron një bos krimesh të kërkuar nga SHBA-ja
Semion Mogilevich, për të cilin FBI-ja amerikane thotë se ka krijuar një grup të fuqishëm krimi të organizuar në Evropën Lindore në vitet 1990, ishte arrestuar në Rusi në 2006-n dhe ishte akuzuar për evazion fiskal për produktet e një rrjeti të madh kozmetike.
Mogilevich dhe ortaku i tij i dyshuar Vladimir Nekrasov u liruan sepse skaduan afatat kohore për të cilat ata mbaheshin të burgosur, tha Irina Dudukina, zëdhënëse e Komisionit hetimor të Ministrisë së Brendshme.
Akuzat "nuk janë të natyrës veçanërisht të rëndë, kështu që hetuesit nuk kanë aryse të veçanta për t'i mbajtur në burg", tha Dudukina.
Avokatët e Mogilevich e kanë përsëritur vazhdimisht se klienti i tyre ishte i pafajshëm dhe i kishte mohuar lidhjet me rrjetin kozmetik Arbat Prestige, për të cilin prokurorët e akuzonin për evazion fiskal.
FBI thoshte në faqen e saj në internet se Mogilevich kërkohet për shantazh, mashtrim dhe për pastrim parash. Mogilevich me origjinë ukrainase i ka mohuar akuzat e SHBA-së se është bos i krimit.
Moska ka marrë një kërkesë për ekstradim për Mogilevichin nga Shtetet e Bashkuara, por ka thënë se nuk do ta dorëzojë. Rusia tha se Kushtetuta e saj nuk e lejon ekstradimin e qytetarëve të saj.
Kur Mogilevich u arrestua, analistët thanë se motivi i vërtetë mund të lidhet me akuzat se ai është përfshirë në tregtinë prej miliarda dollarësh të gazit mes Rusisë dhe Ukrainës.