E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia mbyll reaktorin e fundit të pasurimit të uraniumit


Shteti Rus ka mbyllur reaktorin e fundit të pasurimit të uraniumit të enjten, në një përpjekje të fundit për të nxitur mospërhapjen e armëve bërthamore.
Lëvizja vjen dy ditë pasi presidenti rus Dmitri Medvedev tha në takimin e nivelit të lartë të sigurisë bërthamore në Washington se Rusia do të mbyllë reaktorin.
Ndërtesa në Siberi ka qenë në funksionim për gati 52 vjet.
Dmitri Medvedev dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme në fillim të muajit për të pakësuar arsenalet bërthamore të të dyja vendeve me gati 30 përqind.
Marrëveshja duhet të ratifikohet nga senati amerikan dhe parlamenti rus me qëllim që të hyjë në fuqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›