Rusia nis gjahun kundër terroristëve

Moskë, 1 prill, NOA Atentatet e ndodhura
ditët e fundit në Rusi kanë bërë që qeveria të nis një fushatë kundër gjithë
forcave ekstremiste në vend. Nisma është bërë publike sot nga presidenti i
Rusisë, Dmitri Medvedev, i cili ka kërkuar masa të ashpra dhe të rënda në
luftën kundër terrorizmit.
Medeved vizitoi Dagestanin, vendi ku ndodhën sulmet e fundit. Ai kryesoi një takim të jashtëzakonshëm me zyrtarët e sigurisë dhe të liderëve rajonalë të Kaukazit Verior.
Nga sulmet vetëvrasëse, dje në Dagestan u vranë 12, ndërsa të hënën në metron e Moskës, u vranë 39 vetë.
Lideri çeçen, Doku Umarov, e ka marrë përgjegjësinë për sulmet me bomba në Moskë. Medvedev, tha se sulmet në Moskë dhe në Dagestan, janë lidhje të një zinxhiri të njëjtë.
m.xh/NOA