Rusia nuk di për humbje, Maqedonia afër historisë

Një Rusi e fuqishme nuk pati probleme përball Finlandës dhe ruajti rekordin e saj perfekt duke iu afruar kualifikimit për në çerekfinale të EuroBasket 2011.
Rusia shfaqi një paraqitje dominuese duke arritur fitore me rezultat 79-60. Realizatori më i mirë i Rusisë ishte Andrei Kirilenko me 14 pikë. Maqedonia është në prag të shënimit të historisë meqë është në prag të kualifikimit për në çerekfinale në EuroBasket 2011, për herën e saj të parë.
Fitorja e tyre 65-63 ndaj Gjeorgjisë falë shënimit në çastet e fundit nga McCalebb nënkupton se ata kanë një këmbë në Kaunas. Gjeorgjia luftoi fort dhe ia vështirësoi mjaft punën Maqedonisë që nuk mbrojti epërsinë prej 14 pikëve në pjesën e dytë por pa Zaza Puchilan, Gjeorgjia nuk bëri mjaft për të kompletuar rikthimin.
Bo McCalebb ishte realizatori më i mirë për Maqedoninë me 27 pikë. Maqedonia mori pikët e plota.
Grupi F
Gjeorgjia – Maqedonia63:65
Finlanda – Rusia60:79