E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia paralajmëron BE: Nëse shkelin marrëveshjen për lehtësimin e vizave, do keni pasoja që si prisni

Rusia ka paralajmëruar Bashkimin Evropian për pasojat që e presin, nëse unioni pezullon plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

“Shkelja, anashkalimi apo tërheqja e BE-së nga marrëveshja për lehtësimin e vizave me Rusinë nuk do të mbetet pa pasoja. Ne do të vendosim vetë nëse masat do të jenë simetrike, asimetrike apo diçka që BE-ja nuk e pret. Nëse Brukseli vendos të qëllojë veten në këmbë përsëri, atëherë është zgjedhja e tyre,” tha zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko për agjencinë e lajmeve.

Pas një takimi jozyrtar dyditor në Pragë, ministrat e jashtëm të BE-së arritën të mërkurën konsensus politik për të pezulluar plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se vendimi “do të reduktojë ndjeshëm numrin e vizave të reja të lëshuara nga vendet anëtare të BE” duke qenë se procesi do të bëhet më i vështirë dhe do të zgjasë më shumë.  

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›