E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA do të ndihmojë Europën me furnizimin me gaz

SHBA do të ndihmojnë për të rritur rezervat e gazit në Europë dhe për të ndihmuar vendet për të përmirësuar burimet e tjera të energjisë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, i cili akuzoi Rusinë për një tjetër përpjekje për të “përdorur energjinë si armë” me mbylljen e gazsjellësit Nord Stream 1.

Ditën e sotme Rusia ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz në Evropë, duke thënë se nevojiten riparime. Gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom, tha se kufizimet në gazsjellësin Nord Stream 1 do të zgjasin për tre ditët e ardhshme.

Gazprom gjithashtu hodhi poshtë akuzat për përdorimin e furnizimeve me energji si një mënyrë për të ndëshkuar vendet perëndimore për vendosjen e sanksioneve mbi pushtimin e Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›