Vdes djali i revolucionarit marksist, Che Guevara Camilo

Guevara March, djali 60-vjeçar i liderit revolucionar me origjinë argjentinase, Ernesto “Che” Guevara, ka vdekur. Zyrtarët kubanë thanë se ai vdiq nga një atak në zemër të shkaktuar nga mpiksja e gjakut në mushkëri.
Camilo Guevara i kushtoi një pjesë të madhe të karrierës, dokumentimit të jetës së babait të tij, i cili luftoi përkrah Fidel Kastros në revolucionin kuban. Ai kundërshtoi përdorimin e imazhit të babait të tij – i bërë i famshëm nga një fotografi e Alberto Kordës – për qëllime marketingu.
Camilo është një nga katër fëmijët që Che Guevara kishte me gruan e tij të dytë, Aleida March. Ndërsa motra e tij më e madhe Aleida mori rolin si zëdhënëse e familjes, Camilo drejtoi Qendrën e Studimeve Che Guevara në kryeqytetin kuban, Havana.
Qendra, ku ruhen arkivat personale të Che Guevarës, promovon “jetën, punën dhe mendimin” e liderit revolucionar. Zyrtarët kubanë thanë se Camilo Guevara vdiq gjatë një vizite në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas.
Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel e nderoi atë në një postim në Twitter, duke thënë se “me pikëllim të thellë, i themi lamtumirë Camilos, djalit të Che dhe promovuesit të ideve të tij”. I lindur në Argjentinë, Che Guevara pa dyshim u bë fytyra më e famshme e revolucionit kuban pasi iu bashkua vëllezërve Fidel dhe Raul Castro në luftën e tyre të suksesshme për të përmbysur qeverinë e Fulgencio Batista.
Camilo Guevara ishte i dyti nga katër fëmijët e lindur nga Che Guevara dhe rebelja e tij, Aleida March. Ai ishte pesë vjeç kur babai i tij u qëllua për vdekje në Bolivi, ku kishte udhëtuar për të ngritur një grup guerril. BBC
/rtsh.al/