Papa Françesku: Të hiqet dënimi me vdekje, cënon dinjitetin e personit

Papa Françesku ka kërkuar heqjen e dënimit me vdekje në të gjithë botën pasi sipas tij ky dënim cënon paprekshmërinë dhe dinjitetin e personit. Papa thotë se sipas tij dënimi me vdekje nuk u ofron drejtësi viktimave, por ushqen hakmarrjen.
“Lutemi që dënimi me vdekje, i cili cenon paprekshmërinë dhe dinjitetin e personit, të hiqet në ligjet e të gjitha vendeve të botës. Nga pikëpamja juridike, nuk është e nevojshme. Shoqëria mund të shtypë efektivisht krimin pa i hequr përfundimisht autorit mundësinë e shpengimit.
Në çdo dënim duhet të ketë gjithmonë një dritare ndaj dënimi me vdekje nuk u ofron drejtësi viktimave, por ushqen hakmarrjen”, thotë Papa Françesku.
140 vende, pra 2/3 e të gjitha shteteve të botës, e kanë hequr dënimin me vdekje por të paktën 20 shtete e përdorin atë, kryesisht për krimin e terrorizmit.
/rtsh.al/