E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria vendos qe KESH te importoje energji deri me 31 dhjetor 2012

Qeveria ka miratuar vendimin që KESH të importojë energji elektrike deri në fund të vitit për furnizimin e konsumatorëve si dhe mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes.
Sipas këtij vendimi të Këshillit të Ministrave KESH lejohet të importojë energji deri në 31 dhjetor të këtij viti, për garantimin e furnizimit të pandërprerë të konsumatorëve me energji elektrike në vend. Sigurimi i burimeve financiare për kryerjen e importit të energjisë nga KESH si dhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, për importin e energjisë elektrike të realizuar nga Korporata në periudhat e mëparshme, do të realizohet nga Ministria e Financave. 
Ndërsa kostoja financiare e importit të energjisë për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes do t’i faturohet shoqërisë CEZ Shpërndarje. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›