Rusia pjesë e diskutimit në GJND për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës
Rusia ka njoftuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë se do të marrë pjesë në diskutimin publik mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që do të zhvillohet në muajin dhjetor në këtë gjykatë, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse.
Në një njoftim nga agjencia "Itar-tass", thuhet se, "aktet e njëanshme të pushtetit kosovar janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244", dokumentin kryesor mbi të cilin bazohen parametrat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës".
Diskutimi publik në GJND fillon më 1 dhjetor, ndërsa afati për paraqitje skadon të marten.
Të drejtën në deklarim, informim dhe komentim do ta kenë të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, pa marrë parasysh nëse më parë kanë depozituar deklarata të shkruara me argumente dhe replika në GJND.
Edhe Prishtina zyrtare ka të drejtën që të deklarohet publikisht dhe të argumentojë ndaj deklaratave të kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës.
Sipas informatave jozyrtare, të gjitha vendet anëtare të përhershme të Kombeve të Bashkuara do të përfshihen në këtë diskutim public, që do të thotë se, pritet një ballafaqim i SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe Kinës.