Dosjet, Ambasada e SHBA: Jemi thellësisht të shqetësuar

Lajm i rifreskuar (Update)
Tiranë, 23 dhjetor 11:39 NOA (Update) – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, reagoi sot lidhur me ligjin “Për pastërtinë e figurave”, duke theksuar faktin se ai u miratua me shumicë të thjeshtë.
“Ambasada e Sh.B.A. ndoqi nga afër votimin e mbrëmshëm në Parlamentin shqiptar që miratoi Ligjin për Pastërtinë e Figurës me shumicë të thjeshtë”, - ka veçuar ambasada.
Ndërsa paralajmëron: “Ne jemi thellësisht të shqetësuar. Ky ligj ngre pikëpyetje serioze ligjore, qeverisëse, dhe kushtetuese tek partnerët ndërkombëtarë përfshirë Shtetet e Bashkuara”.
Në këtë pikë, ambasada apelon: “I bëjmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë të marrë hapa të menjëhershme në konsultim me ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të siguruar që ky ligj do të përmbushë standardet ndërkombëtare”.
Ligji për Pastërtinë e Figurës u miratua mbrëmë në Kuvend. Në seancë morën pjesë 77 ndër 140 deputetët e Kuvendit. Ndër ta, 74 votuan pro, dy kundër dhe një i vetëm, abstenoi. Opozita, sikundër kishte paralajmëruar, e bojkotoi seancën e votimit.
a.l/NOA
Lexoni lajmin pararendës mbi këtë argument
Urgjent – Ligji për “Dosjet”, reagon ambasada e SHBA: Jemi thellësisht të shqetësuar