Maqedoni, Milloshoski tërhiqet nga detyra e Ministrit të Jashtëm
SHKUP- Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi sot se tërhiqet nga detyra për arsye personale.
Mediat vendase bëjnë me dije se Milloshoski nuk do të ushtrojë detyrën e Ministrit të Jashtëm në Qeverinë e re edhe pse ai konsiderohej si një nga ministrat e sigurt në kabinetin e ri të kryeministrit Nikolla Gruevski.
Milloshoski në një konferencë për gazetarët deklaroi se tërhiqet nga posti i Ministrit të Jashtëm duek dhënë si shkak arsyet personale për një vendim të tillë.
"Tërë kohën nëpër aeroporte, dhe shumë pak kohë në shtëpi",- ishte arsyetimi i Milloshoskit.
Pavarësisht dorëheqjes Milloshoski do të mbetet deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe do të jetë kryetar i komisionit parlamentar për politikë të jashtme. Nga ana tjetër, në radhët e VMRO-DPMNE nuk dihet se kush do të jetë zëvendësuesi i Milloshoskit në detyrën e Ministrit të Jashtëm.
(e.m/ina/BalkanWeb)