E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia të mos e konsideroj Perëndimin si kërcënim

Rusia nuk duhet të vazhdojë ta shoh Perëndimin si kërcënim, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në momentin kur bëri thirrje për vendosjen e një partneriteti të ri mes Moskës dhe aleancës.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s ranë në nivelin më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, pas luftës mes Rusisë dhe Gjeorgjisë në gusht të vitit 2008, por Rasmussen ka shndërruar në prioritet të tij përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën, pasi që mori përsipër funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm, në gusht të këtij viti.

“Me lejoni të bëjë një deklaratë tejet të qartë në cilësinë time si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. NATO-ja nuk do të sulmojë kurrë Rusinë. Kurrë”, tha Rasmussen, gjatë fjalimit të mbajti para studentëve të Universitetit kryesor diplomatik në Moskë.

“E gjithashtu nuk besojmë se do të sulmohemi nga Rusia. Ne nuk brengosemi më për këtë, e për këtë nuk duhet të brengosët as Rusia”, tha ai para studentëve, të cilët reaguan me duartrokitje.

NATO-ja është formuar në fillim të Luftës së Ftohtë, me parimin e mbrojtjes kolektive, i cili parashihte që të gjitha shtetet anëtare të reagonin së bashku ndaj agresionit, i cili atëbotë besohej se do të mund të vinte nga Bashkimi Sovjetik.

Fjalët e Rasmussenit u pritën mjaft mirë nga audienca në Moskë.

“Nuk besoj se NATO-ja është kërcënim për Rusinë. Mendoj se ne duhet të bashkëpunojmë”, tha studenti Nikita Mulovsky.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›