E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina po planifikon vrasjen e Dalai Lamës

Ekzistojnë spekulime se Kina po planifikon eliminimin e udhëheqësit shpirtëror të Tibetit,Dalai Lamës, i cili aktualisht gjendet për një vizitë disaditëshe në Vjenë, ka theksuar revista austriake, “Osterreich”.

Revista theksoi se Kina ka trajnuar në mënyrë speciale agjentët për këtë atentat, të cilët të veshur si ithtarë të Dalai Lamës, duhet ta helmojnë atë.

Dalai Lama konfirmoi se ka njohuri për planet e Kinës, por theksoi se ende nuk mund të vlerësojë se sa është i madh ky kërcënim.

Sido që të jetë, policia austriake ka shtuar masat e sigurisë dhe po e mbron Dalai Lamën me një numër të madh të pjesëtarëve, përfshirë këtu edhe pjesëtarët e njësisë speciale, Kobra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›