E Diel, 1 Nëntor 2026

Lideri i Syriza nis takimet në Paris e Berlin: Po euros!

Alexis Tsipras dje në Berlin

Lideri i koalicionit të majtë radikal, Syriza, i cili ka probabilitetin më të madh të bëhet Kryeministri i ardhshëm i Greqisë, nisi një turne në vende të fuqishme europiane për të qartësuar politikat e tij. Alexis Tsipras tha se ai nuk mbështet daljen e Greqisë nga eurozona, por kërkon ndryshime të marrëveshjeve në BE-së dhe Greqisë për masat e ashpra të kursimit për popullin grek. Gjatë një vizite në Berlin, lideri i Syriza tha se është në interes të Gjermanisë të lejojë vendin e tij që ti ndalë masat e kursimit dhe ti japë fund hedhjes së parave pas zgjidhjeve të këqija. Kreditorët ndërkombëtarë e kanë bërë të qartë se po nuk u respektuan masat e kursimit, Greqia nuk do të marrë më asnjë këst hua dhe do të dalë nga eurozona. Alexis Tsipras u tha reporterëve në Berlin se partia e tij nuk ka si synim të nxjerrë vendin nga eurozona, por ta shpëtojë atë. Gjatë vizitës në Berlin, Tsipras nuk u takua me kancelaren Angela Merkel, por vetëm me liderët e partisë së majtë antikapitaliste gjermane. Ai tha për gazetarët se ishte edhe në interes të taksapaguesve gjermanë që tu jepej fund politikave të masave të kursimit. Për hir të Zotit, edhe për sa kohë mendoni se taksapaguesit gjermanë do të vazhdojnë të hedhin para në fund të një qypi bosh?, është shprehur Tsipras, duke kërkuar politika europiane zhvillimi në vend të mbytjes së popullit me masa të ashpra kursimi. Vizita e tij në Berlin erdhi pas takimit të një dite më parë në Francë me kreun e së majtës franceze, Zhan Luk Melankon. Bazuar në politikat e tij populiste, mediat franceze e kanë quajtur kreun e Syriza-s Melankoni grek, kryesisht sepse të dy janë shumë të prerë në kërkesën për rinegociimin e kushteve në këmbim të huave. Sipas Tsipras, votimi për Syriza nuk do të thotë se grekët dëshirojnë të dalin nga zona e monedhës së përbashkët. Do të thotë një mundësi e madhe për ne që të shpëtojmë euron. Një fitore e Syriza-s do të thotë stabilitet për Greqinë, tha ai duke shtuar se çështja kryesore nuk është nevoja për më shumë para, por se si të investohen ato.

Forcohet Demokracia e Re
Në prag të zgjedhjeve të reja të 17 qershorit, një nga figurat më të njohura të konservatorëve grekë, ish-ministrja e Jashtme Dora Bakojanos, njoftoi kthimin te Demokracia e Re (ND). Bakojanis u largua nga ND pasi ishte e vetmja konservatore e famshme që mbështeti masat e ashpra të kursimit të propozuara nga PASOK. Bakojanis ndërtoi më pas një parti të re të krahut të djathtë dhe, pas dështimit për të hyrë në Parlament (fitoi vetëm 2.95 për qind të votave), si dhe pas zërave mbi fitoren e mundshme të Syriza-s, ajo vendosi të mobilizohemi së bashku në një front patriotik për Europën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›