E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad: Islami kundërshton armët bërthamore

Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, ka deklaruar se islami ndalon armët bërthamore dhe armët për shkatërrim masiv.

“Në bazë të mësimeve islamike dhe fatvës së udhëheqësit suprem, prodhimi dhe përdorimi i armëve për shkatërrim masiv është i ndaluar dhe ato nuk kanë vend në parimet e mbrojtjes së Republikës Islamike”, tha Ahmadinejad.

Fatva kundër armëve bërthamore, të cilës ju referua Ahmadinejad, ka të bëjë me dekretin e lëshuar në vitin 2005 nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamnei.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›