E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen dimri në Kosovë, dëbora prek edhe Prishtinën

PRISHTINE-Bora e parë ka përfshirë kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, ndërkohë që temperaturat në mbarë Kosovën kanë shënuar rënie drastike, duke shënuar kështu fillimin e stinës së ftohtë dhe pengesat tjera që do të sjellë bora.

Gjatë ditës së sotme, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 11 gradë celsius, ndërkohë që ditëve të kaluara, temperaturat ishin edhe më të ulëta, përderisa, në viset e thella malore, prej katër ditësh toka është mbuluar me petkun e bardhë të dëborës.

Problemi kryesor gjatë stinës së dimrit, mbetet bllokimi i rrugëve dhe trotuareve, pastrimit të së cilave u kushtohet shumë pak kujdes nga ana e organeve përgjegjëse komunale. Megjithatë mediat kosovare shpresojnë se koha e fushatës gjatë kësaj periudhe është një shpresë se nuk do të ketë pengesa të tilla, të paktën gjatë fushatës zgjedhore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›