E Diel, 1 Nëntor 2026

PS rithekson kërkesën për transparencën e zgjedhjeve

Deputeti i kësaj partie, Sajmir Tahiri, nëpërmjet një konference shtypi tha se transparenca e këtyre zgjedhjeve është një detyrim absolut ndaj punës së ndershme të shqiptarëve, që me të drejtë duhet të mësojnë të vërtetën për zgjedhjet.
     
“Partia Socialiste i kërkon Kryeministrit Berisha të lexojë me realizëm Raportin e OSBE-ODIHR-it dhe të reflektojë ndaj kërkesave të saj duke shprehur vullnetin e plotë për të lejuar transparencën e parregullsive të konstatuara dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore përkatëse”, theksoi Tahiri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›