Liga e Parë, java 16. Milanon nuk e ndal as VardariEmerllhau: “Jemi shumë optimist se do ta kalojmë këtë krizë të madhe që na ka kapluar. Llogarisim në fitore nga ky takim. Lojtarët e kanë kuptuar se nëse dëshirojmë kreun e tabelës, atëhe

Reshat Ibrahimi (Shkup, 28 nëntor) - Vardari dhe Milano përplasen për herë të fundit në stinorin vjeshtor. Dy skuadra që pretendojnë kreun kanë bërë që të nxehet gjaku në mesin e futbollistëve, tifozëve por edhe vetë pronarëve. Të dy taborët kërkojnë fitore. Lojtarët e Vardarit dëshirojnë të kalojnë krizën që i ka kapluar në katër ndeshjet e fundit pa fitore, kurse Milano kërkon të mbajë ritmin e ndeshjeve pa humbje.
Golashënuesi i skuadrës shkupjane në takimin e fundit, Burhan Emërllahu është shprehur i sigurt se ndeshjen do ta fitojë skuadra e tij. “Jemi shumë optimist se do ta kalojmë këtë krizë të madhe që na ka kapluar. Llogarisim në fitore nga ky takim. Kemi motiv dhe mbështetje nga drejtuesit e klubit, ndërkaq lojtarët e kanë kuptuar se nëse dëshirojmë kreun e tabelës, atëherë duhet të fitojmë patjetër. Përgatitjet kanë shkuar me rregull”, tha Emërllahu. Ai gjithashtu ka pohuar se do të mundohet të vazhdojë me shënimin e golave, sikur në takimin e fundit. “Do të mundohem të shënoj gol, por me rëndësi është fitorja e skuadrës”, tha Emërllahu. Tre futbollistët shqiptar Artim Pollozhani, Muzafer Ejupi dhe Burhan Emërllahu pritet të jenë në formacionin e ndeshjes të së shtunës. Nuk ka ndonjë futbollist të lënduar, përveç se është kthyer në skuadrës kapiteni Mirosllav Vajs.
Ndërkaq, ndihmëstrajneri i Milanos, Erkan Jusufi gjithashtu ka publikuar ambiciet e skuadrës së tij. “Nuk kemi ;afër të humbim. Kemi ekip cilësor, atmosfera është sikur para ;do ndeshje optimiste për fitore. Do të luajmë lojë të hapur dhe le të fitojë më i miri”, tha Jusufi. Te Milano është vendosur përfundimisht që të pushojë sulmuesi Ersen Sali, pas tre kartonëve të verdhë, ndërsa kthehet pas katër ndeshjeve suspendim Liridon Kukaj. Milanon në ndeshje e ardhshme e pret një punë mjaft e vështirë, pasi ajo do të përballet me Renovën dhe Pelisterin. Takimi do të luhet në stadiumin e qytetit në Shkup duke filluar nga ora 13:00, ndërsa arbitër kryesor do të jetë Zoran Boshkov nga Negotina.
Vardari, 1 mijë euro premi për kokë futbollisti
Në takimin kundër Milanos, drejtuesit e KF Vardarit nga Shkupi kanë premtuar premi nga 1 mijë euro, për çdo futbollist veç e veç nëse arrihet deri te fitorja. Kjo shuam e të hollave është nj stimulim për futbollistët “kuqezi” të cilët nuk po arrijnë të shënojnë fitore në takimet e fundit. Pronarët kanë premtuar edhe premi shtesë për ndeshjet e radhës, nëse mposhtet Milano, pasi konsiderojnë se 9 pikë nga tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni janë të rëndësishme. Në ndeshjen e fundit kundër Renovës, futbollistët e Vardarit kishin një shumë të premisë prej 500 euro.
LIGA E PARË
E shtunë, ora 13:00
Vardari – Milano
E diel, ora 13:00
Pelisteri - Renova
Pobeda – Makedonia GjP
Sileksi – H.Turnova
Metalurgu – Rabotniçki
Napredoku, i lirë
E Premte, 28 Nentor 2008