E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavdim Lusha, 400 000 euro për fushën e LuzitLusha pohon se afërsisht janë shpenzuar rreth 400 000 euro, por shton se “kënaqësia dhe respekti që po na japin banorët e fshatit bëjnë që ky investim t’ia vlejë”

Vëllezërit Lusha, Lavdimi, Sokoli e Alberti, u përgëzuan nga dashamirësit e futbollit në Luz të Vogël të Kavajës si investitorë në ndërtimin e fushës së re të stadiumit. Tre vëllezërit ishin ndër më të duartrokiturit në ceremoninë e zhvilluar dje me nisje në orën 13.00 në këtë fshat të vogël, në prani të krerëve të FSHF-së, të drejtuesve të pushtetit lokal dhe të presidentëve të Teutës së Durrësit (Hasanbelliu) dhe Besës së Kavajës (Bizhdili). “E kemi pasur ëndërr që të ndihmojmë fshatin tonë, - u shpreh Lavdimi pas ceremonisë, - por nuk mendonim se do të arrihej ky investim. Thjesht po mendonim për disa rregullime të fushës, ndërsa tani është ndërtuar një stadium i vogël”. Lusha pohon se afërsisht janë shpenzuar rreth 400 000 euro, por shton se “kënaqësia dhe respekti që po na japin banorët e fshatit bëjnë që ky investim t’ia vlejë”.

E Premte, 28 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›